Situatë alarmante pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra të lartë, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor, raportoi Reuters.

Në Kamçatka, disa persona janë lënduar, ndërsa në një pjesë të madhe të bregdetit lindor të Japonisë – i cili ishte goditur rëndë në tërmetin dhe cunamin katastrofik të vitit 2011 – është urdhëruar evakuimi i popullatës.

“Tërmeti i sotëm ishte shumë serioz dhe më i fuqishmi në dhjetë vitet e fundit”, tha guvernatori i Kamçatkës në një postim në Telegram.

Sipas ministrit rajonal për emergjenca, Sergei Lebedev, pas tërmetit është regjistruar një cunam me lartësi nga 3 deri në 4 metra.

“Të gjithë duhet të largohen menjëherë nga bregdeti”, theksoi ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Valët e cunamit përmbytin një zonë pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi afër gadishullit Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, në Severo-Kurilsk, Rajoni i Sakhalinit, Rusi, më 30 korrik 2025, në këtë pamje të shkëputur nga një video. Reuters
Valët e cunamit përmbytin një zonë pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 goditi afër gadishullit Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, në Severo-Kurilsk, Rajoni i Sakhalinit, Rusi, më 30 korrik 2025, në këtë pamje të shkëputur nga një video. Reuters
Sipas Degës Lokale të Institutit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ky ishte tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1952 në atë zonë. Ata e cilësuan tërmetin si një “ngjarje unike” në deklaratën e publikuar në Telegram.

Epiqendra ndodhej pranë zonës që u godit nga një tjetër tërmet më 20 korrik.
Shkencëtarët deklaruan se situata është “nën kontroll”, por paralajmëruan për pasgoditje që mund të zgjasin deri në një muaj dhe këshilluan qytetarët të shmangin zonat bregdetare për arsye sigurie.

Sipas Institutit Amerikan të Sizmologjisë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 19.3 kilometrash, rreth 125 kilometra nga Petropavlovsk, qytet me rreth 165,000 banorë në bregdetin e gjirit Avaça.

Leave a Reply