Bashkimi Demokratik për Integrim ka financuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 dhjetorit me para të popullit. Kështu ka bërë të ditur Enti Shtetëror për Revizion, sipas të cilit, për BDI-në, për vitin 2016-të, para kanë donuar 73 persona fizik, por edhe institucione dhe ndërmarrje shtetërore, arkat e të cilëve e dimë se mbushen nga taksapaguesit. Në mesin e këtyre institucioneve dhe ndërmarrjeve janë: “Posta e Maqedonisë”, Komuna e Likovës, Shtëpia Studentore ‘Pelagonia’, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Hekurudhat e Maqedonisë, Fondi Pensional.
http://www.dzr.mk/Uploads/23_DUI_2016.pdf