Skandalet që ia trashin qafën Shaqir Fetait

Është thënë dhe gjithnjë e më shumë po vërtetohet se Shaqir Fetai ka mision devalvimin e jetës fetare islame si dhe shkatërrimin e BFI-së. Ai vetëm për kët “sukses” do të mbahet mend në jetë si dhe do të kujtohet si një matrapaz i verbuar për karrierë të pamerituar

Nga Leonita Maremi

Këto ditë lexova një informatë të turpshme në të clën vetëlavdërohej Shaqir Fetai sa më s’ka! Qenka vlerësuar si organizator i përkryer i haxhit dhe se BFI-ja në listën botërore” po u rradhitkëka diku në krye të organizimit të haxhit! Shaqir Fetai, me pasë mundësi e eliminon edhe Mbretin dhe Princin e Arabisë Saudite, të cilët, në fakt, janë organizatorë të haxhit, gjithçka bëhet sipas protokolit, sipas rregulloreve, sipas dispozitave dhe Kushtetutës së Arabisë Saudit, BFI-të si dhe tipat si Shaqir Fetai janë në rolin e agjencive turistike dhe vetëm kaq, hiç më shumë! Shaqir Fetai mund të dalë si “më i miri në katund” sepse nuk ka tjetër! Sikur t’i lejohej ndonjë organizate tjetër të organizonte shkuarjen në haxh, këtë do ta bënte edhe më mirë edhe më lirë. Që tani janë plotë organizata që, po të kishin leje nga shteti arab, shkuarjen në haxh do ta organizonin për jo më shumë se 4000 euro. Pra, nga çmimi i Shaqir Fetait një shumë e konsiderueshme futet në xhepin e tij për ta trashur qafën dhe barkun që e ka bërë si vozë vere!
Shaqir Fetai vetëm se e ka inat Shaban Sulejmanin, dekanin e FSHI-së, ka hequr dorë nga ky Institucion i BFI-së, duke shkelur Kushtetutën e saj, e cila është decide për sa i përket mbledhjeve të këshillit të profesorëve të këtij Fakulteti që nuk mund të mbahen pa qenë prezent reisi apo përfaqësuesi i tij! Prandaj, Shaqir Fetai “nuk di” se sa para u vodhën nga bursat studentore të siguruara nga Kuvajti, prandaj ai nuk di se pse u ndërpre kjo bursë, prandaj ai nuk di se si shiu i fundit ka bërë dëme të konsideruara në këtë Fakultet, prandaj ai tallet me profsorët e FSHI-së duke i nënçmuar me mosrritje të rrogave, prandaj ai nuk sheh se si lopët e katundit kullosin në oborr të Fakultetit duke bërë që aty të vërehen më shumë lopë e qenë se sa studentë. Shaqir Fetai nuk di se në FSHI ekziston rregullore për zgjedhjen e dekanit, ai nuk di se në FSHI nuk ka sekretar profesionist porse punën e tij e kryen kush të mundet, prandaj Shaqir Fetai nuk di se si zgjidhet dekani dhe, për pasojë, vjen inspektorati shtetëror i arsimit dhe ua hedh në baltë tërë procesin e kontrabanduar në zgjedhje të dekanit. Pandaj Shaqir Fetai, me mosdijen e vet lejon që të turpërohen e të devalvohen akademikë të konsiderueshëm të këtij Fakulteti, sepse inspektorati me të drejtë konstaton se ka shkelje flagrante të procedurave.
Shaqir Fetai, ky shkelës dhe mohues i dispozitave pozitive të BFI-së, e ndërpreu funksionimin tradicional të Medresesë Isa Beu, duke e regjistruar atë privatisht në shkollë të mesme Gjimnazi “Medreseja Isa Beu”. Pra themeloi një gjimnaz privat që quhet “Medreseja Isa Beu”! Ky gjimnaz nuk është më tej në funksion të prodhimit të kuadrove të duhur për nevojat e BFI-së – nuk prodhon më hoxhallarë, porse, prodhon gjimnazistë që kanë njohuri të përcipta mbi fenë islame, siç do të kenë njohuri tash e tutje dhe mbi vallëzimin, mbi llojet e vallëzimit, mbi këndimin e këngëve “Partizani n’mal po shkonte”… Duke e vuajtur shkeljen e dispozitave kushtetuese të BFI-së, duke e vuajtur shkeljen e rregulloreve të BFI-së, Shaqir Fetai në këtë Gjimnaz ka futur lëndën e Të Drejtës!!! Këtë lëndë nuk e gjenë në asnjë shkollë të mesme në botë, madje si të tillë as nëpër Fakuletet e Drejtësisë! Për cilën të drejtë do të mësojnë gjimnazistët e shkretë? Penale, civile, familjare, pronësore, administrative, islame, romake…?
Në këtë Gjimnas, ish-Medreseja Isa Beu, përveç lëndëve të shkollave të mesme, të paraparë sipas institucioneve përkatëse shtetërore që hartojnë programe mësimore, Shaqir Fetai ka urdhëruar frikshëm që të mësohen edhe lëndët fetare. Prandaj sot nxënësit e Gjimnazit “Medreseja Isa Beu” po mësojnë nga nëntë (9) lëndë – orë në ditë!!! Në asnjë shkollë të botës nuk mësohen nga nëntë lëndë, vetëm në “shkollën” e Shaqir Fetait. Nuk është e largët dita kur edhe këtu do të ndërhyjë inspektorati shtetëror i arsimit dhe dikush duhet të çohet në përgjegjësi. Në emër të fesë askujt nuk i lejohet të ushtrojë dhunë. Kjo që po bën Shaqir Fetai dhe pulenët e tij në Gjimnazin “Medrsja Isa Beu”, është dhunë dhe përtej kësaj, është abuzim dhe përpjekje për të mbuluar skandalet. Por qafa po i jet jasht, hala nuk i është futur brenda!

Leave a Reply