Është ekzekutuar me armë një shqiptar në Islandë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.
Mediat islandeze kanë zbardhur detajet në lidhje me vrasjen e shqiptarit në Reykjavík. Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa h
Shqiptari la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Gruaja dhe fëmija i tij ishin në shtëpi kur u qëllua për vdekje jashtë banesës.
Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. 40-vjeçari identiteti i të cilit nuk publikohet u qëlluan në shpinë dhe qafë me armë zjarri.
Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. Deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se ka lidhje me vrasjen ndodhet në paraburgim.
Pista e parë ku po hetohet lidhet me prishjen e pazareve të shqiptarit, pasi sipas medieve ishte i lidhur me botën e krimit në Islandë.