Mijëra njerëz në mbarë botën kanë sfiduar kushtet e motit dhe kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë.
Qytetarët e Britanisë së Madhe, New York në SHBA, Brisbanë Australi dhe Dublin në Irlandë, e kaluan natën në qiell të hapur si pjesë e një fushate në mbështetje të të pastrehëve.
Nisma është mbështetur edhe nga personazhe të famshëm, si aktori dhe ylli i kinematografisë Will Smith.
Will Smith: “Kjo më bën të mendoj, të mos kesh një vend ku të qëndrosh dhe të mos jesh në gjendje të jesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde, kjo është një tragjedi e tmerrshme”.
Nisma “World’s Big Sleep Out” synon mbledhjen e 50 milionë dollarëve të cilat do t’u shkojnë organizatave bamirëse për të ndërtuar një shtëpi për njerëzit e pastrehë.
Fushata e iniciuar nga Josh Littlejohn, një bashkëthemelues i një organizate bamirësie skoceze, synon gjithashtu t’u dërgojë një mesazh politikanëve në mbarë botën për te hartuar politike ne mbështetje te njerëzve ne nevoje. Thirrja u drejtohet liderëve botërorë edhe për krizën e refugjatëve.