Sipas një sondazhi të publikuar sot, të dielën, nga Korporata Zyrtare e Transmetimeve Izraelite, vetëm 14% e të ankeruarve të përfshirë në sondazh thanë se ishin të gatshëm të vendosnin të jetonin në vendbanimet në afërsi me Rripin e Gazës, krahasuar me 86% që thanë se nuk ishin gati për këtë.
Sa i përket luftës, vetëm 27% e izraelitëve, ose pak më shumë se një e katërta, thanë se ata besojnë se “vendi i tyre fitoi luftën kundër Hamasit” dhe 35% besojnë se Izraeli e humbi luftën, ndërsa pjesa tjetër është përgjigjur me “nuk e di”.