Sipas një sondazhi të kryer nga Action on Smoking and Health dhe University College London, më shumë se 1 milionë njerëz në Britaninë e Madhe kanë lënë konsumin e duhanit gjatë katër muajve, në këtë periudhë pandemie, ndërsa mbi 400 mijë të tjerë janë përpjekur të heqin dorë.
Autoritetet britanike iu bën thirrje duhanpirësve më të vjetër që të shfrytëzojnë pandeminë si një mundësi për ta lënë duhanin, ndërsa ka këshilluar që duhanpirësit mund të rrezikojnë më shumë të vuajnë nga simptoma të rënda të shoqëruara me Covid-19.
“Duhanpirësit që janë shtruar në spital me Covid-19 kanë më shumë të ngjarë të vuajnë rezultate të rënda. Nëse jeni të shëndetshëm tani ose tashmë nuk ndjeheni mirë për shkak të pirjes së duhanit, sot është dita për ta lënë. Mund të transformojë jetën tuaj”, tha pulmologu Ruth Sharrock.