Dy të tretat e gjermanëve janë të gatshëm të vaksinohen kundër COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga coronavirusi i ri SARS-CoV-2, ka treguar një sondazh.
Tridhjetë e dy përqind e të anketuarve thanë se dëshironin të merrnin vaksinën sa më shpejt të ishte e mundur.
Gjersa 33 përqind thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin, por që donin të shihnin se si do të ndikonte së pari tek njerëzit, sipas një sondazhi të kryer nga YouGov për dpa, raporton deutschewelle.
Nëntëmbëdhjetë përqind e njerëzve thanë se nuk dëshironin të merrnin vaksinën COVID-19, ndërsa 16 për qind ishin të pavendosur, sipas sondazhit.
Më shumë se gjysma e të anketuarve, 57 për qind, thanë se ishin të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të vaksinës dhe vetëm një e treta tha se nuk ishin të shqetësuar për efektet e mundshme anësore. /Telegrafi/