Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.519 testime për coronavirus, ndërsa 843 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-360, Prilep – 66, Negotinë – 54, Kumanovë – 51, Kavadar – 44, Strumica – 33, Veles – 30, Tetovë – 26, Ohër – 25, Gjevgjeli – 22, Kriva Pallanka – 20, Gostivar – 18, Koçan – 16, Shtip – 12, Bogdanci – 11, Manastir – 9, Krushevë – 8, Kërçovë dhe Probishtip – nga 6, Struga – 5, Resnjë dhe Demir Kapija – 4, Valandovo dhe Demir Hisar – 3 secili, Sveti Nikole, Berovo dhe Kratovo – secili 2 , Makedonski Brod – 1.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetëe edhe 11 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 333 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 106.110, prej të cilëve 94.275 janë shëruar, ndërsa 3.176 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 mars) është 8.659.