Kupa e Mbretit ne Spanje rikthehet sonte ne mbrëmje ne platformën Tring me dy takimet e para çerekfinale te saj ne San Mames ne orën 21:00 do te përballen dy skuadrat me më shume trofe ne këtë kompeticion Atletik Bilbao dhe Barcelona. Vetem tre dite me pare katalanasit e shkatërronin skuadrën baske ne kampionat me rezultatin e thelle 6-0 ndërsa e kane mundur edhe njëherë ne Bilbao ne fazën e pare 1-0. Tekniku i vendasve Valeverde, i cili beson se kjo sfide nuk do te kete asgjë te ngjashme me atë humbje te thelle te tre ditëve me pare, do te kete nje arme me shume sulmuesin Aduriz. Ndërkohe ne kampin kundërshtar Luis Suarez është i pezulluar ndërsa do te mungoje edhe Lionel Mesi kështu qe pike referimi per mbajtësit ne fuqi te këtij trofeu do te jete braziliani Neymar. Ne historinë e përballjeve mes dy skuadrave ne 55 takime dominon Barcelona me 35 fitore 12 barazime dhe vetëm 8 humbje. Ndërkohe çerekfinalet e Copa Del Rey ne Tring fillojnë ne orën 20:30 me takimin e Balidos mes Celta Vigo dhe Atletiko Madrid. Te ashtuquajturit Colchoneros po përjetojnë nje sezon fantastik ne La Liga ndërsa shpreson qe te dali me nje rezultat pozitiv ne takimin e pare per ta bere gjithçka me te lehte ne ndeshjen e kthimit. Por përballe do te kete nje skuadër aspak te lehte me merite ne vend te 5 ne kampionat. Madrilenet vine pa Fernando Tores, Lucas dhe Tiago te dëmtuar, ndërsa braziliani është lene jashtë skuadrës per arsye teknike. Celta – Atletiko është përcaktuar edhe nje sfide mes dy trajnerëve argjentinas Berizo – Simeone.
Sonte përballja ll Usyk – Fury
Sfida e boksit do të zhvillohet në Arabinë Saudite, vetëm shtatë muaj pasi Usyk fitoi duelin e parë me vendim…