Takimi Katar – Ekuador hap turneun
Sot do të nisë edicioni i 22-të i Kupës së Botës në futboll ku marrin pjesë 32 skuadra. Mungesa e madhe është Italia, kampionia e Europës në fuqi. Katari vendi organizator i turneut do të luajë në orën 17:00 me Ekuadorin në stadiumin Al-Bayt, arkitektura e të cilit është frymëzuar nga tendat e beduinëve, një nga tetë arenat që do të presë takimet.
Katari është vendi i 80 që merr pjesë në finalet e një Botërori dhe debutuesi i parë prej 1934 që organizon një aktivitet të tillë. Në Grupin A janë edhe Holanda dhe Senegali. Spanjë – Gjermani është sfida më tërheqëse e fazës së grupeve të Botërorit 2022, pasi dy përfaqësueset me emër janë vendosur në Grupin E ku ndodhen edhe Kosta Rika e Japonia. Faza e grupeve do të zgjasë deri më 2 Dhjetor.