Opozita e bashkuar do të zhvillojë pasditen e sotme protestën e 10-të kombëtare dhe të parën pas zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera aleate kanë paralajmëruar nisjen e protestës në orën 20:00.
Një ditë më parë, përmes një statusi në rrjetet sociale, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë së bashku me familjen dhe fëmijët e tyre, duke lënë të kuptohet që tubimi do të jetë paqësor.
Pasditen e sotme në orën 17:00 Parlamenti do të zhvillojë seancë të posaçme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta.