Sot publikohet raporti perfundimtar i ODIHR per 25 prillin; raport i cili vulos debatin e zgjedhjeve ne shqiperi, pasi ODIHR eshte arbitri i vetem te cilit i referohen te gjithe per standartet e proceseve elektorale.
Ne deklaraten paraprake nje dite pas zgjedhjeve, misioni theksoi se në 25 prill, shqiptaret patën mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë dhe në kushtet e një kuadri ligjor që respekton liritë themelore.
Odihr vleresoi pozitivisht organizimin e procesit nga administrata zgjedhore.
Por nga ana tjeter vezhguesit theksuan se “praktikat gjerësisht të përhapura të shit-blerjes së votave vazhduan të përbënin problem.”
Gjithashtu sipas ODIHR pavarësisht se ligji e ndalon shpërdorimin e burimeve administrative dhe minimizon avantazhin e partisë në pushtet, ministrat vazhduan të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare.
Raporti final i odihr merr rendesi per shkak te perplasjes mes mazhorances dhe opozites per standartet e 25 prillit; pasi partia demokratike ka deklaruar se nuk i njeh ato.