Numri i të vdekurve në Spanjë vazhdon të rritet frikshëm. Në 24 orët e fundit janë shënuar 849 persona që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Ky është numri më i lartë i të vdekurve për një ditë në shtetin iberik që prej shpërthimit të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë së Spanjës deklaroi se numri i viktimave ka shkuar në 8 189.
Spanja është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi pas Italisë. Ndërkohë sa i përket numrit të të prekurve, Spanja renditet e treta me mbi 94 mijë të infektuar pas Italisë dhe SHBA-ve që e kanë kaluar shifrën e 100 mijë të infektuarve.