Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga mbrëmja e djeshme është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup pas komplikimeve nga Covid-19.
“Ministri Spasovski nga mbrëmja e djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij shëndetësore është stabile”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministri Spasovski mbrëmjen e së hënës njoftoi në profilin e tij në Facebook se kishet rezultuar pozitiv me Covid-19. Të Dielën, ai u shoqërua nga kryeministri Zoran Zaev dhe disa zyrtarë të lartë të LSDM-së gjatë kongresit digjital të partisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski gjithashtu po trajtohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.
Deputetja Slavjanka Petrovska dhe Këshilltari i Marrëdhënieve me Publikun Marjan Zabrçanec njoftuan dje në se janë pozitivë ndaj Covid-19. Zëdhënësi i LSDM-së Bogdanka Kuzevska gjithashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.