Statuja e kreut mercenar rus Prigozhin prezantohet në Afrikën Qendrore (fotot)

Një monument në nder të kreut të ndjerë të grupit mercenar të Rusisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, është prezantuar sot në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ).

Statuja e Prigozhin dhe e krahut të tij të djathtë Dmitru Utkin, të cilët vdiqën të dy në një aksident të pashpjeguar ajror vitin që shkoi, u prezantua sot në kryeqytetin  Bangui.

Prigozhin shihet me jelekun e tij anti-plumb dhe radion në gjoks, duke ecur pranë kolegut të tij që mban një kallashnikov.

Zhvillimi vjen teksa ushtarakët e grupit Wagner kane qenë në RAQ prej vitit 2018, kur u ftuan nga presidenti Faustin-Archange Touadéra për të goditur grupet rebele.

Më pas kompani të lidhura me grupin fituan kontrata minerare për kërkimin e diamanteve dhe floririt, shkruan rrejti BBC.

Agjenci ruse operojnë në shumë vende afrikane por me prezencë më të madhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Policia kombëtare vendore tha në një deklaratë se monumenti ishte pjesë e “lidhjeve bilaterale ” mes RAQ dhe Rusisë.

Ceremonia e prezantimit u drejtua nga ministri vendor i mbrojtjes dhe zyrtarë të larte te ushtrisë.

Prigozhin dhe Utkin vdiqën në avion në incidentin e 23 gushtit 2023, kur mjeti tyre privat u rrëzua në afërsi të Moskës duke vrarë të gjithë njerëzit në bord. Kjo ndodhi pas një rebelimi të deklaruar nga mercenarët ndaj pushtetit qëndror në Kremlin, i cili nuk zgjati shumë para se të tërhiqej.

Republika e Afrikes qendrore eshte nga vendet me te varfra ne bote.

Presidenti afrikan Touadéra mbronte prezencën e tyre në RAQ në dhjetor, duke thënë:

“Shumica e territorit ishte e pushtuar nga grupet e armatosura por sot falë bashkëpunimit me Rusinë kjo situatë është ndryshuar,” shkruante BBC.

Leave a Reply