Stoltenberg: Përplasjet nuk e dëmtojnë NATO-n, rritëm buxhetin e mbrojtjes

Në përfundim të samitit dyditor të NATO-s në Londër, sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg deklaroi se mosmarrëveshjet mes 29 vendeve antare janë më se të kuptueshme por forca e aleancës qëndron pikërisht në tejkalimin e dallimeve.

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I NATO-s

“Mosmarrëveshjet gjithmonë do të jenë në qëndër të vëmendjes, jemi 29 vende të ndryshme me histori të ndryshme, sigurisht që do të kemi dallime. Forca jonë është se gjithmonë kemi arritur ti tejkalojmë dallimet dhe pengesat. Këtë kemi arritur edhe sot, provuam se ne vazhdojmë të përgjigjemi si aleancë ndaj problemeve. retorika nuk është gjithmonë më e mira por substanca mbetet e shkëlqyer.”

Duke folur për shqetësimin kryesor të amerikës që ka kritikuar vazhdimisht aleatët dorështrënguar, Stoltenberg bëri të ditur se politika financiare në vazhdim do të ndryshojë.

“Ramë gjithashtu dakort për shpenzimet, të gjitha vendet do të kontribuojnë në masën 2 % të PBB. kemi rënë dakort që të shkojmë përpara duke i qëndruar strikt kapitullit 5 me parimin, një për të gjithë dhe të gjithë për një, qëllimi ynë kryesor është të ruajmë paqen, të mos provokojmë konflikte por ti parandalojmë ato.”

sekretari i pergjithshem i natos vuri ne dukje kritikat e te gjithe aleateve ndaj turiqise per bleren e sistemit raketor rus dhe gjithashtu premtoi se perpjekjet ne luften kunder terrorizmit do te shtohen.

Leave a Reply