Një imazh gjigant i kryeministrit teknik të Italisë Mario Draghi u dogj në flakë sot nga studentët në Torino.
Disa qindra prej tyre marshuan para selinë vendase të arsimit në rrugën Vittorio Emanuele, ku gjithashtu dogjën një flamur të Evropës.
Studentët ashtu si disa sektorë të ekonomisë së Italisë protestojnë kundër masave të vaksinimit të detyruar duke quajtur rregullin e Green-Pass shkelje të lirive dhe mjet kontrolli të popullit.
Manifestimi po i bashkohej grevës së përgjithshme duke avancuar drejt stacionit Porta Nuova.
Mes sloganeve të studentëve kishte thirrje si “Studentët i braktisën në mes të rrugës”, si dhe “Shkollat dhe shoqëritë kundër qeverisë”, teksa vezë dhe bojë e kuqe lëshohej drejt bashkisë së Torino.