Shqipëria renditet e katërta në listën e 10 vendeve më të varfra të Europës të publikuar nga “Gazzette Review”.
Artikulli i gazetës amerikane analizon situatën ekonomike të dhjetë vendeve të Europës në bazë të të ardhurave vjetore për frymë.
Vendi ynë lë pas Kosovën, që renditet e treta, me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4.450 dollarëve.
“Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj. Megjithatë Shqipëria po bën përpjekje të jashtëzakonshme për tu integruar në Organizata botërore e europiane dhe ndoshta në vitet në vijim nuk do të jetë më pjesë e kësaj liste.”
Renditja
10.Rumania – Të ardhurat për frymë – 9520 $
9.Bullgaria – Të ardhurat për frymë – 7620 $
8.Mali i Zi – Të ardhurat për frymë – 7320 $
7.Serbia – Të ardhurat për frymë – 5820 $
6.Maqedonia – Të ardhurat për frymë – 5150 $
5.Bosnje dhe Hercegovina – Të ardhurat për frymë – 4760 $
4.Shqipëria – Të ardhurat për frymë – 4450 $
3.Kosova – Të ardhurat për frymë – 3990 $
2.Ukraina – Të ardhurat për frymë – 3560 $
1.Moldavia – Të ardhurat për frymë – 2560 $
“Kur njerëzit mendojnë për Europën, imagjinojnë shpesh majën e shoqërisë: qytete të bukura, kufinj paqësorë dhe prosperitet. Megjithatë, si në çdo vend të botës, edhe në Europë ka varfëri dhe probleme,” thuhet në gazetën amerikane.
Kosova renditet në vendin e tretë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 3.990 dollarëve.
Në artikull thuhet se që pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka luftuar për njohjen si shtet i pavarur, si edhe për të rritur mundësitë e investimeve.
Si rezulatat, një pjesë e mirë e të ardhurave të saj kombëtare vinë nga shtetasit kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Francë.
Në vendin e parë klasifikohet Moldavia me të ardhurat më të ulëta vjetore në nivelin e 2.560 $.