Studimi i ri, Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit, nëse vendet nuk ulin ndotjen nga karboni dhe nuk përshtaten ndaj motit më të nxehtë.

I sapopublikuar në revistën “Mjekësia e Natyrës”, raporti thotë se vendet evropiane më të afërta me Mesdheun do të kenë vdekjet më të shumta nga i nxehti.

Stina e verës në qytete po bëhet gjithnjë e më e padurueshme në rajonin e Mesdheut. Dhe nxehtësia nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Studiuesit parashikojnë se me reduktimet e pakta në çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe me përpjekjet e pakëta për t’u përshtatur, si p.sh. me krijimin e qendrave të ajrit të kondicionuar, vendet si Italia, Spanja jugore dhe Greqia ka të ngjarë të pësojnë rritje masive në shkallën e vdekjeve nga nxehtësia për shkak të ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e vendeve skandinave dhe Britanisë do të shohin më pak vdekje nga temperaturat, kryesisht për shkak të temperaturave të ftohta të moderuara, sipas studimit të ri nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).

Raporti i botuar në revistën “Mjekësia e Natyrës” (“Nature Medicine”) zbulon se aktualisht temperaturat e ftohta vrasin shumë më tepër njerëz në Evropë se nxehtësia, por programet e simulimit klimatik me skenarë të ndryshëm për 854 qytete, treguan se kjo do të ndryshojë.

Të dhënat tregojnë se me ngrohjen e klimës, do të pakësohen dalëngadalë vdekjet nga i ftohti, por se vdekjet nga nxehtësia pritet të rriten me shpejtësi, duke vrarë deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit.

Autori kryesor, Pierre Masselot, është studiues për statistikat e aplikuara në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).

“Ka disa vende tek të cilat vlerësojmë se do të ketë një ulje të lehtë të vdekjeve në përgjithësi në të ardhmen. Këto janë vendet veriore, si Irlanda, Britania e Madhe dhe vendet skandinave, por ato përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë evropiane, ndërsa shohim një rritje në pjesët më jugore të Evropës. Përgjithësisht pritet një rritje masive e vdekjeve të lidhura me temperaturën në pjesën lindore të Spanjës, Francën jugore, në Itali, Greqi dhe në Ballkan”, thotë zoti Masselot.

Evropa Jugore pritet të përjetojë ndryshime më të mprehta të temperaturave se rajonet e tjera të globit.

“Një pjesë e arsyes për rritjen masive të vdekjeve nga nxehtësia është fakti se Mesdheu është ndër të ashtuquajturat pika të nxehta të ndryshimeve klimatike, kështu që është një rajon që po ngrohet shumë më shpejt se pjesa tjetër e botës”, thotë zoti Masselot.

Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër përdori simulime klimatike të skenarëve të ndryshëm dhe vlerësoi shkallën e vdekshmërisë në 854 qytete. Studiuesit zbuluan se me ngrohjen e klimës, vdekjet nga i ftohti bien dalëngadalë, por se vdekjet nga nxehtësia rriten me shpejtësi.

Studiuesit besojnë se shkalla e vdekjeve mund të modifikohet nëse këto vende ulin emetimet dhe marrin masa për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike, por se gjithësesi, Evropa Perëndimore duke qenë më e pasur do të jetë në një gjendje më të mirë se ajo lindore. Qytetet e mëdha me shumë popullsi dhe që gjenden më pranë Mesdheut, mund të shohin rritje të madhe të vdekjeve gjatë pjesës tjetër të shekullit.

Studiuesit i përshtatën shifrat duke përllogaritur si faktor popullsinë në plakje në Evropë, qytetet me banesa më të vjetëruara, të cilat janë më të vështira për t’u izoluar nga nxehtësia dhe rekomandojnë masa siç janë ndërtimi i godinave me ajër të kondicionuar dhe qendra freskie nëpër qytete.

“Studimi mund t’i ndihmojë politikanët, politikëbërësit që të kenë një botëkuptim më të mirë dhe që të kuptojnë se cilat do të jenë pasojat nëse nuk marrin masa”, thotë zoti Masselot.

Ekipi i studimit ka krijuar edhe një faqe interneti interaktive, ku paraqiten të dhënat për çdo qytet dhe faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë./VOA

Top Channel

“Sulmet ndaj Trump do t’i kthehen kundër”/ Zëvëndëspresidenti i SHBA-së nuk kursen presidentin ukrainas, Vance: Zelensky duhet të ketë kujdes…Discover

Zbulohen prapaskenat, ja e si e përzuri Trump presidentin Zelensky nga Zyra OvaleDiscover

Divanë | Njoftime Kërkimi|

Sponsored by Taboola

“������������: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!”Read MoreSkip

Takimi me Trump, Zelensky zbulon detaje nga biseda “e ftohtë”: Më bëri shumë pyetje, për Putin tha se…Discover

Pas Putin, Trump zhvillon bisedë telefonike edhe me Vuçiç! Presidenti serb zbardh bisedënDiscover

“������������: Ju nuk do t’i besoni çmimeve të divanëve në shitje speciale të mobiljeve!”Divanë | Njoftime Kërkimi|

SponsoredMëso më shumë

Ranger Sees Strange Creature On Riverbank. He Says, ‘Oh My God,’ When He Realizes What It Really IsCleverst|

Sponsored

If A Cat Bites Their Owner Heres What It Really MeansGloriousa|

Sponsored

Prince William & Kate Met Princess Diana’s Secret Daughter.Plays Star|

Sponsored

Sondazh

Donald Trump, President i SHBA-së! A është mirë për Shqipërinë?PoJoNuk e diVoto

Rezultatet

 Bota »

Pasi SHBA “i mbylli derën”, udhëheqësit evropianë mblidhen në Londër për të biseduar për Ukrainën

 02/03 11:03

Britania i jep borxh Ukrainës/ Hua prej 2.3 miliardë pas takimit Starmer-Zelensky, Meloni i telefonon Trumpit

 02/03 10:29

Hynë në hapësirën ajrore pranë Mar-a-Lago, tre avionë civilë vëzhgojnë presidentin Trump duke luajtur golf

 02/03 09:27

Anglishtja gjuha zyrtare të SHBA, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

 02/03 08:20

Takimi në Britaninë e Madhe, gati marrëveshja e re! Mbështetje financiare për Ukrainën në shumën 2.26 miliardë paund

 01/03 23:09

Rutte i bën thirrje Zelenskit të rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump

 01/03 22:25

Na ndiqni:

Top Channel@topchannelalbania@tchbreakingnewsTop Channel

 Video »

Top News- ‘Kam tentuar t’i jap fund jetës’, Vserlo rrëfen jetën e vështirë

Top News – Momenti kur Gjesti kapërcen murin, ja dënimi që mori nga Vëllai i Madh

Top News- ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’/ Çelet në Athinë Panairi i Punës, Rama: Tjetri në Itali

Top News- 792 të arrestuar në Shkurt/ Policia bën bilancin, u zhvilluan më shumë se 100 aksione

Top News – Bazat ruse në Siri, në rrezik / Trupat nën rrethim, dalin të shoqëruar nga ish-rebelët

Top News – Studentët ‘kërcënim’ për Vuçiçin / Shtojnë presionin mbi qeverinë për katastrofën në Nish

 Kryesore

“Do të bëhemi të barabartë”/ Kryeministri me shqiptarët në Athinë: E kanë kuptuar që e kemi seriozisht, nuk negociojmë me ata që nuk na respektojnë

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”! Furgoni përplaset me “Benzin”, ndërrojnë jetë nënë e bir

Primaret e Partisë Demokratike, në total morën pjesë 50,854 votues! Kryeson Tirana dhe Durrësi

Britania i jep borxh Ukrainës/ Hua prej 2.3 miliardë pas takimit Starmer-Zelensky, Meloni i telefonon Trumpit

Anglishtja gjuha zyrtare të SHBA, Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

 Më të lexuarat

Dalin për herë të parë pamjet e “arratisjes” së Gjestit, banori tregon arsyen: Egli po më rri gjithë kohës nga pas, ndihem keq

Tjetër eliminim nga shtëpia e Big Brother, ja kush është banori që lë garën

SPAK dhe policia operacion në disa qytete, GJKKO lëshon 10 masa sigurie! Në pranga shefi i krimeve në Himarë dhe Lushnjë

“Njoftoni Ervis Martinajn”, edhe pse është i zhdukur nga 2022, Gjykata cakton seancë ndaj ‘mbretit të kumarit’ për konfiskimin e pasurive

Primaret e PD/ Përfundon numërimi, cilët janë kandidatët më të votuar

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”! Furgoni përplaset me “Benzin”, ndërrojnë jetë nënë e bir

Ndodh puthja mes Eglit dhe Gjestit, plot pasion në nisje të spektaklit

Rrëfimi i fortë i Vserlos, nëna e tij mëson live tentativën e tij të vetëvrasjes

Theu rregullat e Big Brother dhe mori zarf të zi pasi kapërceu murin, lexohet vendimi për Gjestin!

“Fitore më e madhe për Putinin se çdo betejë ushtarake”/ Rusia nuk mban dot gëzimin pas përplasjes Trump-Zelensky

© Top Channel 2001 – 2025 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

DIGITALB

Leave a Reply