Suedia refuzon izolimin/ Tegnell: Njerëzit janë ndërgjegjësuar vetë

Kontinenti i vjetër po përballet me valën e dytë të pandemisë së koronavirusit në një përpjekje për të shmangur mbylljen totale por disa masa për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, janë shtrënguar.

Suedia ka ndaluar shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në bare, restorante dhe klube nate duke i konsideruar “ambiente me rrezik”. Megjithatë, Shefi i epidemiologjisë në Suedi, Anders Tegnell thekson se ashpërsimi i masave duhet të jetë i balancuar në një kohë kur ende nuk mund të flitet qartë për efektivitetin e tyre.

ANDERS TEGNELL

SHEFI I EPIDEMIOLOGJISE, SUEDI

“Ne po presim akoma për të parë efektet e kufizimeve pasi është ende herët të themi nëse kanë ndryshuar apo jo shpërndarjen e sëmundjes. Ajo çfarë dimë nga raportet lokale është që në fakt ka ndryshuar sjellja e njerëzve. Po shohim që më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, po shmangin udhëtimin me autobus apo tren, po frekuentojnë më pak qendrat tregtare. Ka disa tendenca pozitive por është ende herët për të folur qartë.”

Kryeqyteti suedez rivendosi një ndalim për të vizituar shtëpitë e kujdesit për të moshuarit pasi u raportua një rritje në numrin e infeksioneve të reja por që nga fillimi i pandemisë, vendi e ka shmangur izolimin kombëtar.

Ndërkohë disa vende në Europë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese, një muaj para festave të fundvitit.

Leave a Reply