Ngjarja në një ceremoni mortore
14 persona mbetën të plagosur gjatë një sulmi më armë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 9 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi gjatë një funerali, ku persona brenda një makine hapën zjarr ndaj të pranishmëve në ceremoni.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 60 gëzhoja ndërsa janë të paqarta motivet e sulmit. Deri tani ka vetëm një të arrestuar për ngjarjen, teksa dëshmitarët okularë thanë se u hap zjarr nga disa persona me armë të ndryshme.
Sulmet më armë në Chikago janë kthyer në problem serioz, pasi vetëm fundjavën e 4 Korrikut, 87 persona mbetën të plagosur nga sulmet me armë, 17 të tjerë u vranë, mes të cilëve 2 fëmijë.