Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në SHBA, duke lënë të paktën katër të vdekur.
Nga të dhënat e para, raportohet se të shtënat janë shënuar në një kompleks zyrash në Kaliforni.
Ndërkohë, bëhet e ditur se mes viktimave është edhe një fëmijë. Nuk ka ende detaje mbi sulmin me armë, por së fundmi SHBA është tronditur disa herë nga sulmet terroriste.