Një sulmues palestinez dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe i ka plagosur dy të tjerë në një sulm me thikë në Izraelin qendror të dielën.
Goditjet me thikë ndodhën gjatë orës së pikut të mëngjesit në qytetin Holon, pranë Tel Avivit. Sulmuesi goditi me thikë njerëzit pranë një pike karburanti dhe një parku, tha shërbimi i ambulancës izraelite.
Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, u vranë dhe dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spital, thanë zyrtarët mjekësorë.
Hamas, i cili është në luftë me Izraelin në Gaza, tha në një deklaratë se sulmi me thikë ishte një “përgjigje e natyrshme” ndaj sulmeve izraelite ndaj palestinezëve, përfshirë fëmijëve, pleqve, gazetarëve si dhe ndaj atentatit që vrau udhëheqësin politik Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.