Sulm me thikë në një metro në Bruksel, plagosen disa persona

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në një metro në Bruksel. I gjithë qyteti është tronditur dhe policia ka bërë me dije se ka arrestuar agresorin.

https://twitter.com/i/status/1356290089257738240

Nga sulmi mësohet se janë plagosur disa persona me thikë. Një dëshmitar ka treguar për mediat vendase se agresori pati si shënjestër disa gra dhe i ka plagosur ato me thikë.

Po ashtu një dëshmitar tjetër tha se të një grua u godit me thikë në qafë dhe për pak minuta qëndroi e shtrirë në tokë derisa erdhi ambulanca.

Policia ka nisur hetimet dhe nga të dhënat e para, agresori misi sulmin që kur treni ishte në lëvizje duke sulmuar me thikë udhëtarët, e më pas goditi dhe disa gra që prisnin në stacion.

Autoritet kanë arrestuar agresorin, i cili tashmë ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje për motivet e këtij sulmi. Nuk dihet ende nëse ky sulm ka prapavijë terroriste apo autori kishte çrregullime mendore.

Leave a Reply