Sulm me thikë në një spital në Kinë, 10 të vdekur dhe të plagosur

Një sulm brenda një spitali në provincën Yunnan (jugperëndim) shkaktoi të paktën dhjetë të vdekur dhe të plagosur, njoftoi media shtetërore.

Incidenti ndodhi në një spital rreth orës 13:20 dhe më shumë se 10 persona u plagosën ose u vranë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “New China”.

Sulmi ndodhi në qarkun Jenxiong, në Yunnan verilindore dhe autoritetet po hetojnë, sipas të njëjtit burim.

Krimet e dhunshme me një numër të madh viktimash janë relativisht të rralla në Kinë, e cila ndalon posedimin e armëve për qytetarët e saj, por ka pasur një rritje të sulmeve me thikë vitet e fundit.

Leave a Reply