Një raketë ruse ka goditur mbrëmjen e kësaj të hëne një anije në portin e Odessa. Si pasojë ka humbur jetën një ukrainas dhe janë plagosur pesë të huaj, njoftoi përmes Telegram guvernatori i rajonit, Oleh Kiper.
Bëjmë me dije se ky është sulmi i dytë në një anije në Ukrainën jugore brenda 4 orëve.
Sipas mediave të huaja, më herët, qeveria ukrainase raportoi se një raketë ruse dëmtoi një anije tregtare me flamur Saint Kitts dhe Nevis të ngarkuar me misër në portin e Pivdenit të dielën.