Sulmet izraelite vranë të paktën 46 njerëz në Rripin e Gazës, të hënën, përfshirë 31 në një shkollë të shndërruar në strehimore, e cila u godit teksa njerëzit po flinin, duke i vënë flakën gjësendeve të tyre, bënë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë.
Izraeli përtëriu ofensivën e tij në mars, pasi shkeli armëpushimin me Hamasin.
Grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin urie dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditëve të fundit janë aspak të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e mëdha.


