20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, 5 prej tyre ishin gazetarë
Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë raportuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume.
Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug qe është shënjestruar disa herë nga Izraeli prej nisjes së luftës.
Sipas vëzhguesve të mediave, rreth 200 gazetarë janë vrarë përgjatë dy vjetëve të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
Që nga i fillimi i sulmeve izraelite në Gaza, janë vrarë të paktën 62.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Organizata ndërkombëtare të ndihmës kanë ngritur alarmin për zi buke në Gazë, teksa shumica e hyrjeve për ndihma mbesin të bllokuara. Politikat gjenocidiale izraelite po vazhdojnë.


