Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 19:00 policia është njoftuar se ka të shtëna drejt një autobusi në fshatin Glloxhan.
Sipas tij, në autobus kanë qenë 8 persona të cilët po udhëtonin nga Gjsakova në Deçan dhe në fshatin Gllogjan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera.
Në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, kurse tre persona të tjerë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, ku kanë vdekur më pas dy nga ta.
Në vendngjarje kanë shkuar mënjehërë autoritetet ndërsa po punohet për kapjen e autorit/ve.