Identifikohet kamikazi qe shpërtheu veten ne zemër te Stambollit, duke u marre jeten10 personave dhe plagosur 15 te tjerë. Autoritetet turke thane se ai është 28-vjeçari Nabil Fadli, pjese e Shtetit Islamik. I lindur ne Arabinë Saudite, xhihadisti kishte mbërritur prej pak kohesh ne Turqi përmes Sirisë. Nga hetimet vijojnë te zbulohen lidhjet e kamikazit me militante te ISIS, ndonëse ai nuk rezulton te kete qene ne listën e te dyshuarve qe mbahen nen mbikëqyrje nga policia.Mes 10 viktimave, 9 prej tyre jane turiste gjermane, ndërsa mes te plagosurve ka gjithashtu shtetas gjermane, nje norvegjez dhe nje peruan. Sulmi terrorist i kësaj te marte, ndodhi ne zonën turistike “Sulltan Ahmet”, e cila ndodhet mes xhamisë blu dhe katedrales Haja Sofia. Kamikazi hodhi veten në erë në mes të një grupi turistësh gjermane. Policia rrethoi gjithë vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë antiterror u vunë ne gjendje gatishmërie. Mbi Stamboll fluturuan edhe helikopterë, të cilët monitoronin situatën nga ajri. Ekspertët antieksploziv mbërritën gjithashtu në zonën e shpërthimit. Menjëherë pas sulmit, kryeministri turk Ahmdet Dautoglu, mbajti një mbledhje urgjente qeverie, ku mori pjese edhe shefi i shërbimit të brendshëm. Pas kësaj ngjarjeje, në faqen zyrtare të saj Ministria e Jashtme gjermane këshilloi turistët të mos qëndrojnë në grupe të mëdha, nga frika e sulmeve të mundshme terroriste. Kjo nuk është hera e parë që Turqia goditet nga shpërthime të tilla. Në muajit tetor, dy sulme të njëpasnjëshme ndodhën në Ankara me pasojë vdekjen e 100 personave, ndërsa në korrik, 30 të tjerë u vranë në një sulm terrorist gjatë një tubimi në kufi me Sirinë. Vitin e shkuar Ankaraja mori një rol aktiv ne luftën kundër Shtetit Islamik, duke kryer sulme ajrore dhe lejuar avionët amerikane te përdornin nje baze te saj për misione te ndryshme.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…