Njësitë speciale të policisë austriake kanë arrestuar dy persona pas dyshimeve për lidhje me autorin e aktit terrorist në Vjenë.
Sipas Salzburg24, në pranga kanë rënë një 18 vjeçar dhe një 24 vjeçar nga Zvicra. Ndalimi i tyre u bë mbrëmjen e djeshme në Winterthur.
Nuk dihet ende lidhja mes dy të rinjve zvicerianë dhe autorit të aktit të rëndë, ndërkohë që mendohet se ata janë të përfshirë në krim.
Ministria e Drejtësisë së Austrisë, Karin Keller-Sutter ka njoftuar se dy të arrestuarit dhe autori janë takuar fizikisht edhe më parë.
Sulmi në Vjenë u bë të hënën në darkë, ku 4 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur.
20-vjeçari shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullai, është i dyshuari kryesor për sulmin, mbi të cilin kishte akuza për përfshirje në ISIS./OraNews/