Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo në turin e takimeve që ka zhvilluar me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka zhvilluar një vizitë zyrtare dhe në Greqi.
Pompeo në një interviste për televizionin grek ‘Sky’ është shprehur se Greqia duhet të udhëheqë Ballkanin duke theksuar se kjo është edhe një dëshirë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndër të tjera sekretari amerikan ka theksuar se në një kontekst më të gjerë, SHBA kujdeset që Ballkani të stabilizohet, pasi ky është një rajon me “plot sfida” dhe se ata duan ta shohin Greqinë duke e udhëhequr atë, raporton agjencia e lajmeve ANA.
“Ne duam një fillim të ri me kryeministrin e ri Kirijakos Micotakis dhe ekipin e tij që të udhëheqë rajonin përpara dhe krijimin e stabilitetit në të gjithë Ballkanin”.