Shqipërisë i duhet të fitojë të që vijojë të luftojë për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve. Ky është qëllimi te Kuqezinjtë që të marrin pikë të rëndësishme për këtë ecuri.
Sylvinho, Trajner i Kombëtares: Ne duhet të bashkëjetojmë me situatën. Çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben. Ne na duhet një fitore dhe kjo është e qartë për tu renditur të parët. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Llogaritë do t’i bëjmë në Nëntor.
Sylvinho ka analizuar edhe kundërshtarin, si një skuadër e fortë në kundërsulm.
Sylvinho, Trajner i Kombëtares: Gjeorgjia është një ekip i fortë i rreshtuar mirë taktikisht, por edhe fizike, ka cilësi. Gjeorgjianët nisën shumë minë në kundërsulm. Është një skuadër e vështirë për tu mundur. Ky është një grup i fortë dhe në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka.