Duke iu referuar paralajmërimit të ambasadores së SHBA, Yuri Kim për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë nga partitë politike, Jorida Tabaku ka treguar dallimet mes PD dhe PS për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve.
Në një postim në “Facebook”, demokratja shkruan se është krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit, ndërsa shtoi se janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike.
“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon.”