Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka reaguar këtë të martë në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, duke thënë se dosja e dërguar nga pala italiane përmban tregues seriozë.
“Në dosjen e ardhur nga Italia janë të përfshirë persona që kanë për detyrë luftën ndaj krimit”, ka thënë Llalla.
Llalla ka theksuar se, “prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për Tahirin”, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor.
“Për këtë çështje prokurorët kanë mbështetjen time”, ka shtuar Llalla.