Tahiri, ndalimi mbetet në fuqi. Avokati: Nuk ka bazë. Do ta apelojmë

 

Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi vendimin e shpallur më herët që ndalon ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të largohet nga Shqipëria përderisa ai është nën hetim për dyshimet e trafikut të drogës dhe korrupsionit.
Gjatë seancës dëgjimore, në të cilën Saimir Tahiri ishte i pranishëm së bashku me avokatin e tij Maksim Haxhia, Prokuroria përmendi edhe njëherë dyshimet e saj se përse kishte kërkuar këtë masë ndaluese.

Por ndërsa Gentian Osmani ju referua përgjimeve ku përmendet emri i Tahirit, ish-ministri i Brendshëm argumentoi se dy njerëz përmendin emrin e tij/ unë nuk do doja tha Tahiri t’ju shikoja ju apo këdo tjetër në këtë pozitë vetëm pse përmendet emri pa patur asnjë provë tjetër.

Tahiri kujtoi se për afera korruptive edhe më herët janë përmendur emra gjyqtarësh. Ndërkohë për episodin e udhëtimeve jashtë Shqipërisë, Saimir Tahiri tha se ai nuk ka dalë jashtë Shqipërisë me mjetin e asnjë krimineli apo të ndonjë personi që ai të kishte dijeni se kishte probleme me ligjin.

Për Orest Sotën, shpjegoi avokati Haxhia, ai vjen nga familje biznesmeni, ndërkohë që për mjetin “Audi” 003, Haxhia i tha gjykatës se kur e ka përdorur ish-ministri atë ja sillte gjithmonë xhaxhai i tij dhe asnjë person tjetër. Por këto argumente u konsideruan të pabazuara nga gjykata dhe për këtë arsye, gjykata la në fuqi vendimin e datës 9 dhjetor./TCH/

Leave a Reply