Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati do të qëndrojë sot për një vizitë pune në vendin tonë.
Në orë 10:00, ai do të pritet në Ministrinë e Jashtme nga Bushati. Në përfundim të takimit të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së tij, kryediplomati maqedonas do të ketë takime dhe me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.