Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e fshati Murqin, 23 km larg Tiranës.
Sipas kreut demokrat, fshati është braktisur totalisht nga qeveria, duke theksuar se fshati përmbytet 5 herë në vit.
Sipas Bashës, asnjë fadromë nuk është parë në tre vite për të pastruar kanalet kulluese.
Basha: Investime në infrastrukturë, kanalet kulluese dhe mbështetje për bujqësinë ishin kërkesat e banorëve. Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve.1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës”, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.
Duke cituar banorët, Basha shkruan se dhjetëra familje të këtij fshati jetojnë në varfëri.