Zyrtarët gjermanë kanë thënë se janë të frustruar me mungesën e qartësisë së Britanisë, duke ngritur pyetje se çfarë dëshiron ky vend pas ndarjes, dhe për atë se, sa të ngushta do të jenë marrëdhëniet e këtij vendi me BE-në, në fushën e mallrave dhe shërbimeve.
Më herët gjatë kësaj jave, Gjermania i ka bërë thirrje Britanisë të ofrojë plane më “konkrete”.
Derisa politikanët e Britanisë janë të përqendruar në procesin e Brexitit, Gjermania është e fokusuar në formimin e qeverisë së re.
Zyrtarët gjermanë kanë thënë se nuk pritet që Berlini të ndryshojë qëndrimin e tij për Brexit pasi të formohet qeveria e re.
E ardhmja e euro-zonës dhe reformat qeveritare te propozura nga presidenti francez, Emmanuel Macron shihen si çështje me sfiduese për Gjermaninë në krahasim me Brexitin.
May do të jetë kryeministrja e tretë evropiane e cila takon kancelaren Merkel sot.
Pas Berlinit, May do të udhëtojë në Mynih në ditën e shtunë, pasi do të mbajë një fjalim për bashkëpunim në fushën e sigurisë në mes të Britanisë dhe BE-së, pas përfundimit të procesit të Brexitit.