Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hoti: Shkojmë si shtet i Pavarur/ Vuçiç: Nuk iu njohim

Pas tre takimeve pa rezultat konkret në Bruksel, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit do të zhvendosen në Uashington. I dërguari i posaçëm për dialogun, Richard Grenell bëri të ditur lajmin përmes një postimi në twitter por nuk dha më shumë detaje.

RICHARD GRENELL I DERGUARI I WASHINGTONIT PER DIALOGUN

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen për negociata në shtëpinë e bardhë më 2 shtator.”

Ky takim do të zhvillohet vetëm 5 ditë përpara se Vuçiç dhe Hoti të takohen sërish me ndërmjetësimin e BE. Kryeministri Avdulah Hoti, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”.

Presidenti Hashim Thaçi, mirëpriti njoftimin duke thënë se Kosova është mirënjohëse për përkushtimin e jashtëzakonshëm të SHBA për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon. Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk mund ta refuzojë ftesën por pozicioni i Serbisë është i vështirë.

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

“Për SHBA dhe pjesën më të madhe të BE-së, Kosova është një shtet i pavarur, por dua ta bëj sërish të qartë se Beogradi nuk do ta trajtojë kurrë Kosovën si një shtet të pavarur, as në negociatat në Uashington dhe as në Bruksel.”

Ambasada amerikane në serbi, deklaroi se takimi i liderëve në Shtëpinë e Bardhë do të shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon.

Leave a Reply