Talibanët pushtojnë qytetin e dytë të Afganistanit

Talibanët kanë pushtuar qytetin Sheberghan, kryeqyteti i dytë krahinor afgan që ra në duart e grupit të armatosur në më pak se 24 orë, tha zëvendësguvernatori i qytetit.

Qader Malia, zëvendësguvernatori i Sheberghan në provincën Jaëzjan, tha të shtunën se forcat qeveritare dhe zyrtarët ishin tërhequr në aeroportin në periferi të qytetit verior afgan, ku po përgatiteshin të mbroheshin, njofton Klan Kosova.

“Qyteti për fat të keq ka rënë plotësisht”, i tha Malia agjencisë së lajmeve AFP.

“Forcat [qeveritare] dhe zyrtarët janë tërhequr në aeroport”.

Charlotte Bellis e Al Jazeera, duke raportuar nga kryeqyteti afgan Kabul, tha se talibanët lëshuan një deklaratë duke thënë se ata kanë marrë qytetin e Sherbegan këtë pasdite.

“Qeveria po mohon që talebanët kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit. Ministria e Brendshme na ka thënë se do të ndërmarrin një kundërofensivë, se ata po dërgojnë përforcime, forca speciale dhe kanë filluar sulmet ajrore”, shtoi Bellis.

 

Leave a Reply