Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, në një prononcim për TV Sitel, sic njofton KlanM, ka deklaruar se një deputete të ASH-së i janë ofruar para që të kalojë në shumicën aktuale parlamentare. Ai tha se megjithaë, Grupi Parlamentar i ASH-së, është kompakt.
“z.Zaev me para përpiqet t`u afrohet deputetëve, ky është sekret publik. U propozon t`u jep një shumë parash të kalojnë tek ata, megjithatë, deputetët tanë janë të vdosur ngaq e dijnë se qëllimi ynë është për një të nesërme më të mirë” – ka deklaruar Taravari.
Ndaj këtyre akuzave, sic njofton KlanM, Taravari ka shpalosur edhe detaje tjera.
“Edhe një deputete të ASH-së i ka ofruar para, mirëpo ajo menjëherë i ka refuzuar dhe nuk ka dashur të flasë, ka pasur tentative të këtilla” – ka thënë Taravari.