Tarifat e Trump ndaj Evropës, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nesër në Uashington

Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Marosh Shefkoviq do të udhëtojë sot në Uashington për të vazhduar dialogun me administratën amerikane për tarifat.

Përfaqësuesi i Komisionit për tregti, Olof Gill, bëri të ditur se komisioneri Shefkoviq do të niset për në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesin për tregti të Shtëpisë së Bardhë, Jameson Greer dhe sekretarin amerikan të tregtisë, Howard Lutnick.

“Ata do të diskutojnë çështjen që ka qenë në mendjen tonë në javët e fundit, si dhe pse duhet të bëjmë çdo përpjekje nga të dyja palët për të shmangur tarifat e dëmshme”, tha Olof Gill, duke shtuar: “Ne do të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike BE-SHBA që janë më të fortat në botë”.

Të enjten e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të shtyjë me dy javë, deri në mes të prillit, hyrjen në fuqi të kundërmasave të tij që synojnë produktet amerikane në përgjigje të tarifave prej 25% të Donald Trump për çelikun dhe aluminin.

Komisioneri i Tregtisë do të udhëtojë gjithashtu në Kinë në fund të javës, sipas të njëjtit zëdhënës.

Leave a Reply