Të dielën ndryshon ora/ Akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

Në orën 03:00 të së dieles akrepat do të shkojnë 60 minuta pas.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe: do të kemi më pak ditë, dhe më shumë natë.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Lëvizja e akrepave që bëhet prej shumë dekadash në Bashkimin Europian ka hapur së fundmi një debat të gjerë mes shumë shteteve të unionit. Disa prej vendeve janë pro ndryshimit të orës, e disa të tjera kundër, per shkak se sjell probleme te ndryshme, madje edhe shendetesore.

Ndryshimi i ores u vendos prej vitit 1981, në mënyrë që vendet të përfitonin më shumë nga drita e diellit, duke kursyer kështu energjinë elektrike.

Leave a Reply