Artan Bilani është nga te paktet artizane te Shkodrës qe ruan traditën e punimit te qelesheve. Qëkur ishte 24 vjeç ju besuan sekretet e punës, nga një familje e vjetër gjakovare qe këtë simbol te veshjes tradicionale shqiptare ta beje ne mënyrë te përsosur.
Megjithëse fitimet janë te pakta ai thotë se nuk do heqë dore kurrë nga prodhimi i qelesheve.
Artan Bilani zbulon disa nga teknikat e realizimit te qelesheve qe janë trashëguar prej shekujsh.
Veshjet tradicionale shqiptare po zgjojnë gjithnjë e me shume interesin e te huajve qe vizitojnë vendin tone.
Bilani shpreh keqardhjen qe zanati I tij tashme nuk preferohet shume nga te rinjtë. Qeleshja një nga elementet me te hershem te veshjes tradicionale shqiptare./vizionplus/