Ambasadorja e re e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Diplomatja i përgëzoi për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave, si dhe bëri thirrje për një “një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit”.
Ambasada Amerikane ka ndarë edhe disa foto në “Facebook” nga takimi.
“Ambasadorja i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike.”