‘Paradise Papers’ shkaktuan jo pak debat mbarë botëror teksa hodhën dritë mbi botën e errët të financave në të ashtuquajturat ‘parajsat fiskale’, zbuluan skemat misterioze të përdorura nga individët dhe korporatat më të pasura në botë.
Krerë shtetesh, gjigantë të teknologjisë dhe zyrtarë qeveritarë janë ndër subjektet, interesat e të cilëve në parajsat fiskale janë bërë publike.
Por disa ditë pas zbulimit të këtij skandali, çfarë është mësuar për personat apo kompanitë e implikuara?
E përditshmja britanike ‘The Guardian’ rendit një sërë politikanësh e krerësh shtetesh si Mbretëresha Elizabeta II, Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross apo kryeministri kanadez Justin Trudeau.
Jo të gjithë emrat e zbuluar kanë përdorur strukturat offshore për të shmangur taksat. Dhe edhe pse një lëvizje e tillë është tepër e debatueshme, të investosh offshore për të shmangur taksat nuk është e kundërligjshme.
‘The Guardian’ konkludon shkrimin me një deklaratë të ish-presidentit Barack Obama lidhur me skandalin e ngjashëm Panama Papers një vit më parë: ‘Shumë investime janë ligjore dhe ky është pikërisht problemi’, transmeton oraneës.
Gazetarët kanë mundur të ekspozojnë një tjetër skandal të mënyrës së investimit të parave në të ashtuquajturat parajsat fiskale, ndërsa të përfshirë në këtë aktivitetet janë emra të rëndësishëm, ku ndër më kryesorët përfshihet Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II, Sekretari Amerikan i Tregtisë, Ëilbur Ross, si dhe një aleat kryesor i kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.
Rasti më flagrant është pikërisht ai i zyrtarit amerikan. Wilbur Ross dyshohet se ka lidhje biznesi me disa biznesmenë që njihen për bashkëpunimin e ngushte me Presidentin Vladimir Putin. Përkundër sanksioneve amerikane, zyrtari i Uashingtonit mësohet bashkëpunuar në fushën e biznesit të hidrokarbureve me Kirill Shamalov, i cili është dhëndri i vajzës së Presidentit rus. Ngjarja ka shkaktuar një debat madhor, ndërsa pritet ende reagimi i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, e përfshirë në skandal duket se është edhe Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II, e cila ka investuar afro 10 milionë paundë në një kompani off-shore në Ishujt Cayman dhe Bermuda.
Ekspertët shprehen se ky aktivitetet mund të mos jetë i jashtëligjshëm, e megjithatë, mund të rëndojë mbi figurën e monarkes britanike.
Mediat kanë zbuluar gjithashtu se një aleat kyç i kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, ka investime në rrjete off-shore. Diçka e tillë mund t’i kushtojë rëndë shefit të ekzekutivit kanadez, pasi Trudu ka zhvilluar fushata të vazhdueshme për mbylljen e aktiviteteve të tilla.
Paradise Pappers është një tjetër skandal për ekspozimin e të cilëve kanë punuar mbi 382 gazetarë nga mbarë bota. Ata kanë analizuar afro 13.4 milionë dokumente sekretë, ndërsa ende vijojnë kërkimet për informacione të vlefshme.