Të paktën katër persona u plagosën në orët e mëngjesit të ditës së shtunë, si rezultat i të shtënave me armë në kryeqytetin gjerman të Berlinit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti në rrethin e Berlinit të Kreuzberg la tre të plagosur ndërkohë që zyrtarët e zbatimit të ligjit arritën në vendin e ngjarjes dhe po kërkojnë të dyshuarit.
Departamenti i Zjarrfikësve në Berlin shkroi në Twitter se tre persona ishin dërguar në një spital me lëndime serioze.
Dy nga të lënduarit u gjetën në vendin e krimit, ndërsa personi i tretë u tërhoq nga kanali Landwehr me një këmbë të dëmtuar, sipas Berliner Zeitung.
Policia më vonë konfirmoi se një person i katërt ishte lënduar në incident, gjithashtu.
Sipas mediave gjermane, të shtënat ndodhën pranë selisë së Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë. /Telegrafi/