Autoritetet lokale janë alarmuar pas të shtënave në një shkollë në Georgia.
Një person, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa ka raporte për viktima.
Dyshohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy të tjerë janë vrarë.
Incidenti ndodhi në shkollën Apalachee në Winder, në mëngjes (me orën lokale), ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën.
Shkolla ka rreth 1900 nxënës. Nuk dihet ende motivi i të shtënave.